E dyshuara për vrasje dhe gruaja e axhës që e plagosi në gjendje të rëndë, dërgohen në QKUK
22 mars 2026
| 22:02
E dyshuara për vrasjen dhe plagosjen që ndodhi sonte në fshatin Majac, janë në gjendje tejet të rëndë shëndetësore.
Ato nga Emergjenca e Spitalit të Podujevës, tashmë janë transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Kjo u bë e ditur nga shefi i Emergjencës, Arben Beqiri. “Janë në rrezik për jetë”, deklaroi ai për Klan Kosovën.



