Takim miqësor në Durrës: Elmi Reçica vlerëson Sokol Pogën si “enciklopedi të gjallë”

24 mars 2026 | 00:01

Ish-luftëtari i UÇK-së, veprimtari i çështjes kombëtare dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica, ka ndarë me publikun një moment të veçantë nga një takim në Durrës.

Përmes një postimi të shoqëruar me fotografi, Reçica ka bërë të ditur se është takuar me bashkëveprimtarin, bashkëluftëtarin dhe mikun e tij, Sokol Ismajl Poga, të cilin e ka cilësuar si “një enciklopedi e gjallë e gjysmë shekulli”.

“Në Durrësin e bukur, te ‘Besniku’, me bashkëveprimtarin, bashkëluftëtarin dhe mikun tim, Sokol Ismajl Poga, një enciklopedi e gjallë e gjysmë shekulli!”, ka shkruar Reçica.

Sokol Poga njihet për kontributin e tij gjatë luftës, ku ka mbajtur detyra të rëndësishme në shtetin shqiptar, duke ndihmuar ushtarët e UÇK-së në lëvizjet dhe kalimet kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ky takim rikthen në vëmendje bashkëpunimin dhe kontributin e figurave të rëndësishme në periudha kyçe të historisë së afërt kombëtare, si dhe miqësitë e krijuara në kohë sfidash.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sigal Prishtina ka pësuar humbjen e radhën në Procredit Superliga.…