Hoxhaj takon deputetët e PS-së, Taulant Ballën dhe Erion Malajn
25 mars 2026
| 16:05
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, deputeti, Enver Hoxhaj, ka postuar në rrjetet sociale një fotografi me kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, dhe deputetin Erion Malaj.
“Kënaqësi t’i takoj në Tiranë, Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, dhe deputetin Erion Malaj”, ka shkruar Hoxhaj.
Ish-ministri Hoxhaj vlerësohet për raporte të mira me politikanët në Shqipëri.



