Azemi i reagon Bajqinovcit për njehsorët: Mefail pse po e mbron hajninë?
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka bërë një reagim lidhur me dyshimet për manipulim me njehsorët, duke thënë se orët janë vendosur në vitet 2014-2017, dhe se, gjatë kësaj kohe, kryeministre ka qenë Isa Mustafa, ndërsa, ministre e Tregtisë, Hykmete Bajrami.
Për këtë, ka reaguar Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), duke pyetur Bajqinovcin se pse “po e mbron hajninë”.
“Pse Mefaili po e mbron hajninë? Heshti 6 vjet për një skandal që vetë thotë se e paska ditur më herët. Hera e parë që foli, nuk kërkoi drejtësi, e mbrojti hajninë. Dhe sot po mashtron. Po e largon vëmendjen, e po e mbronë mashtrimin më të madh energjetik. Njehsorët nuk janë ‘Iskra’. I kemi 877 mostra. Shihni vetë nëpër shtëpi. Por edhe sikur të ishin, hajnia është hajni, edhe po të ishte e vet Mefailit. Sepse problemi nuk është emri i pajisjes. Problemi është faturimi i padrejtë, abuzimi dhe mungesa e përgjegjësisë. Kush e ka ditur dhe ka heshtur, ka bashkëpërgjegjësi. Kush del dhe e relativizon sot këtë skandal, po e mbron këtë hajni. Prandaj pyetja mbetet e njëjtë: Mefail, pse po e mbron hajninë? Këto ditë do të vazhdojmë me zbardhjen e plotë të këtij skandali, deri në prokurori”, ka shkruar Azemi në “Facebook”



