Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë, e kalueshme për të gjitha automjetet

27 mars 2026 | 08:12

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë-PKK Kullë-Rozhajë dhe anasjelltas është e kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve.

Sipas njoftimit zyrtar, rruga është pastruar nga bora, megjithatë, për shkak të reshjeve që ende po vazhdojnë, të domosdoshme janë pajisjet dimërore.

“Ju njoftojmë se pas komunikimit me Policinë e Malit të Zi në Kullë, rruga Pejë-PKK Kullë-Rozhajë dhe anasjelltas është e KALUESHME për të gjitha llojet e automjeteve, pasi që është pastruar nga bora, mirëpo për shkak të reshjeve që ende po vazhdojnë, të domosdoshme janë pajisjet dimërore”, thuhet në njoftim e QKMK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Konferenca “Kosova në BE” do të mbahet në Parlamentin Austriak,…