Dhuna nuk ndalet, protestuesit arrijnë të hyjnë në Ministrinë e Ekonomisë, thyhen edhe xhamat e KQZ
15 tetor 2026
| 21:05
Protestuesit nuk kanë ndërmend të ndalen as pas më shumë se 10 orësh dhunë e shkatërrim në rrugët e Tiranës.
Siç raporton gazetarja e Top Channel, Elda Menga, protestuesit kanë arritur të hyjnë në ambientet e Ministrisë së Ekonomisë.
Kanë nisur të nxjerrin sende dhe orendi, mes tyre edhe një printer. Sakaq, shkatërrim ka edhe te godina e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku janë shkatërruar xhamat.



