Tensione në Tiranë, protestuesit rikthehen në bulevard dhe qëllojnë policinë, efektivët tërhiqen
15 tetor 2026
| 21:03
Pasi policia i shpërndau me ujë dhe gaz lotsjellës, protestuesit janë rikthyer sërish në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku kanë nisur të sulmojnë efektivët me gurë dhe sende të forta.
Ndërkohë, efektivët e policisë kanë nisur të tërhiqen./euronews.al/



