Haradinaj takohet me zyrtarin e lartë evropian, diskutojnë për zhvillimet politike në Kosovë

27 mars 2026 | 13:42

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Emanuele Giaufret, zëvendësdrejtor menaxhues për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm.

Haradinaj ka bërë me dije se me zyrtarin e lartë evropian diskutuan për zhvillimet aktuale politike në vend e rajon.

“Diskutuam për zhvillimet aktuale politike në vend e rajon, proceset integruese euroatlantike dhe rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit me Bashkimin Evropian. Theksova përkushtimin e Aleancës për avancimin e agjendës evropiane të vendit”.

“Kosova gjatë këtyre viteve ka ngecur në agjendën integruese euro-atlantike, veçanërisht në synimin për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian, është jetike që ta kthejmë vendin në binarë të sigurt, përmes vendimmarrjes së përgjegjshme dhe forcimit të partneritetit me aleatët tanë”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, zhvilloi…