Deputeti Kraki për skandalin e Gashit: Gabimet ndodhin, Gashi mbetet djal serioz dhe i dobishëm për Kosovën

29 mars 2026 | 22:08

Nezir Kraku, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar për skandalin e Shkëlzen Gashit me ekspozitën tashmë të tërhequr nga kryeqyteti. Ekspozita përmbante pasaktësi të pabesueshme të të dhënave, si dhe narracion serb. Por, për deputetin e Vetëendosjes, “gabimet ndodhin”, dhe “Gashi mbetet djal serioz e i dobishëm për Kosovën”.

E plotë:

Jam kunder linçimit qe po i behet Shkelzen Gashit sepse jam i bindur qe s’ka pase asgje te qellimshme ne gabimet qe dolen.

Nuk e njoh personalisht por me sa kam pa, degju e lexu, Shkelzen Gashi nuk eshte nga ata sharlatanet qe shkencen e historine e tregojne ne menyra qesharake.

Megjithatë, ajo qe me habiti ishte arsyetimi i tij kur tha se shifrat dhe te dhenat vinin nga shoqata e Natasha Kandiqit.

U habita sepse vet Shkelzen Gashi ka deklaru se per librin e tij mbi masakrat ne Kosove kishte hulumtu çdo detaj te seciles masaker dhe kjo ia kishte marre 4-5 vite kohe.

Logjikisht, nese ke hulumtu secilen masaker ne detaje, nuk kuptohet pse duhej me u bazu ne te dhena nga Serbia? A dmth qe as hulumtimi i tij nuk mundesoi korrigjimin e gabimeve?!

Sidoqofte, me shifrat dhe me nderimin e kujteses kolektive te vuajtjeve tona duhet te merren institucionet e shtetit, jo shoqatat.

Shkelzen Gashi mbetet djal serioz dhe shume me i dobishem per Kosoven se sesa disa fylla qe lidhje s’kane as me shkence as me libra. Gabimet ndodhin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar pas informacioneve se Struga…