Berisha: Nëse e vërteta nuk përsëritet shpesh, ajo tjetërsohet nga gënjeshtarët

31 mars 2026 | 11:57

Nëse e vërteta nuk përsëritet shpesh, ajo tjetërsohet nga gënjeshtarët

Shkruan: Dr.sc. Syleman Berisha, Prof.ass.

Sot, me rastin e 30-vjetorit të ndarjes nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Halil Alidema në Institutin e Historisë “Ali Hadri” u mbajt akademi Jubilare. Aktiviteti u organizua për të nderuar jetën, veprën dhe kontributin e tij në përpjekjet për liri, pavarësi dhe shtetndërtim të Kosovës. Fakti që përkujtimi u mbajt në Institutin e Historisë “Ali Hadri” kishte simbolikë të veçantë, duke rikujtuar lidhjen e drejtpërdrejtë të Alidemës me Universitetin e Prishtinës dhe ndikimin që historian si Ali Hadri kishin në formimin e tij.

Pas demonstratave të 81 Halil Alidema u dënua me 11 vite burgim nga sistemi i asaj kohe bashkë me shokët: Ukshin Hoti, Ekrem Kryeziu, Shemsi Reçica, Muharrem Fetiu, Ilmi Ratkoceri, Mentor Kaçi, Zija Hoxha me të birin Tajar Hoxha e të tjerë.

“Në historinë e gjatë të betejave të shqiptarëve të mbetur nën Jugosllavi, betejave të luftës për çlirim dhe shtetëndërtim, Halil Alidema rezulton të jetë një nga figurat e shquara dhe më të rëndësishme. Gatishmëria e tij për të marrë përgjegjësi politike për demonstratat e vitit 1981 e nxorën Halil Alidemën në krye të një grupi intelektualësh që u arrestuan dhe u gjykuan duke u dënuar me burg të gjatë deri 15 vjet. Për mua si Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe për institucionet e shtetit tonë të pavarur, vepra politike e Halil Alidemës do të mbetet një pikë e qartë dhe e fortë referimi për idealet dhe shembujt mbi të cilat është ndërtuar dhe zhvilluar vendi ynë”, deklaroi kryeministri aktual Albin Kurti.

Foto me rastin e 30 fjetorit te vdekjes se Halil Alidema

Ushtaraku nga Shqipëria, në këtë akademi rrëfeu aktivitetet e Halil Alidemës pas lirimit nga burgu dhe gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri deri në vdekje me 19 mars të vitit 1996, dëshmoi se aktivitetet e tija ishin të orientuara në dy drejtime. Në njërën anë, kishte për qëllim zgjerimin e aktivitetit si kryetar i UNIKOMB-it, por, në fakt aktiviteti kryesor ishte themelimi dhe koordinimi i celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK). Sipas ushtarakut në vizitën e fundit që i ka bërë në spital pak para vdekjes, duke dashur ti jap kurajo Halil Alidemës I drejtohet me fjalët; ”Mbaju he burrë, e din se kush je ti?”. Halil Alidema i përgjigjet me fjalët; “Ah bre, nuk kam prit me vdek në shtrat, por, në front të luftës”

Duke e njohur edhe më gjerë veprimtarinë poliedrike në fusha tjera të Halil Alidemës e në theks të veçantë aktivitetet e tija kombëtare; si themelues i Unikomb-it  si dhe aktiviteteve të tija në themelimin e celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK) në Kosovë dhe në Shqipëri, doemos duhet ngritur dhe shprehur disa shqetësime rreth tentimeve të ndryshme tek ne, për të mos ndriçuar dhe përsëritur të vërtetën e veprës, aktiviteteve dhe meritave që do duhet dhënë këtij intelektuali dhe atdhetari, i cili padyshim bashkë me shokët e tjerë mbajtën gjallë shpirtin patriotik të shqiptarëve në Kosovë karshi një okupimi brutal Serbo-Jugosllavë i cili kishte për qëllim shtypjen dhe humbjen e ndjenjës tonë kombëtare shqiptare.

Mos ndoshta, me vetëdije apo pa vetëdije, me qëllim apo pa qëllim, bartësit apo akterët e para dhe pas luftës tonë për çlirim, po kontribuojnë që të mos përsëriten të vërtetat dhe meritat e aktivistëve tanë gjatë rrugëtimeve të tyre ?! Sepse, duke mos u përsëritur e vërteta mbi akterët dhe veprat e tyre në rrugëtimin tone për liri, rritet mundësia dhe hapësira e shtrembërimit dhe marrjen e meritave nga ata që në fakt nuk e meritojnë.

Fenomeni i shtrembërimit të vlerave dhe devijimit të meritokracisë, ka shtriqje vertikale në shoqërinë tonë dhe po bëhet normë-standard ”vlerash”. Pra, jemi në një kohë që duhet luftuar me ngulm tendencën e mbizotërimit të jo vlerës dhe tjetërsimit të meritokracisë në shoqëri, sepse kështu rrezikojmë të vërtetën e aktivistëve tanë dhe rrugëtimin tone për liri. Mbrojtja e të vërtetesës, është kusht i zhvillimit të qëndrueshëm dhe me perspektive afatgjatë të shoqërisë tonë.

Prishtinë 30 mars 2026

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se 3 milionë zyrtarë indianë do të kalojnë…