Ademi: Shpresoj që një ditë do të vijmë me medalje nga Kampionati Evropian

01 prill 2026 | 11:38

Kombëtarja e Kosovës mbrëmë nuk ka arritur ta sigurojë biletën për në Amerikë, ku do të zhvillohet Kampionati Botëror 2026.

“Dardanët” janë mposhtur 0:1 nga Turqia në “Fadil Vokrri”, me golin e Kerem Akturkoglu, i cili e ka realizuar në minutën e 53-të.

Ndërsa sot, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka ndarë Medaljen e Artë Presidenciale për kombëtaren.

Me këtë rast, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, ka falënderuar Osmanin për mbështetjen e ofruar, teksa ka thënë se shpreson se një ditë do të vijnë me medalje nga Kampionati Evropian.

“Ne vërtetë nuk shkuam në Kupën Botërore por një medalje e shtetit tonë, zemrat e shtetit tonë e cila është për neve më e rëndësishme sepse ne jemi të këtij shteti. Ne si federatë dhe si futbollistë jemi shumë të lumtur që kemi pas një bashkëpunim kaq të mirë dhe kaq të afërt me presidenten tonë e cila na u ka gjet gjithherë na ka ndihmua shumë me dekretet për futbollistët dhe me prezencën e saj çdo herë në çdo kohë edhe kur kemi qenë mirë, edhe kur kemi qenë keq. Prandaj, gjithmonë mirënjohës si federatë, si futboll dhe në emër të gjithë komunitetit ët futbollit që jemi 57 700 apo pak më shumë ju falënderoj shumë dhe ju dëshiroj sukses në rrugëtimin e juaj politik. Gjithashtu besoj që edhe në të ardhmen kemi me qenë bashkë, jemi afër dhe sigurisht një ditë kemi me ju ardhur edhe ne juve me një medalje të Kampionatit Evropian, të Kupës Evropiane”, ka thënë Ademi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Maesa Kallaba, e lindur më 24 dhjetor 2016, është një…