Osmani në 27-vjetorin e masakrës së Lypeniqit: Qëllimi i Serbisë ishte shfarosja e shqiptarëve
01 prill 2026
| 13:10
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe në 27-vjetorin e masakrës së Lypeniqit të Pejës.
Gjatë deklarimit për medie, Osmani ka theksuar se në këtë masakër janë vrarë dhe masakruar gra shtatzëna, foshnje në barkun e nënës e të moshuar.
Ajo ka thënë se në këtë vend është shpërfaqur në mënyrë më mizore qëllimi i regjimit gjenocidal serb.
E para e vendit ka thënë se qëllimi i Serbisë ishte që ta shfaroste popullin shqiptar.
“Këtu u vranë e u masakruan edhe gratë shtatzëna, këtu u vranë edhe foshnjat në barkun e nënës e këtu u vranë edhe të moshuarit që nuk mund të lëviznin. Këtu u shpërfaq në mënyrë më mizore qëllimi i regjimit gjenocidal serb. Qëllimi ishte që ta shfaroste popullin shqiptar nga faqja e dheut”, ka thënë Osmani.



