Çështja e presidentit, Kurti paralajmëron takime me opozitën
02 prill 2026
| 11:04
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka paralajmëruar takime me opozitën për çështjen e Presidentit.
Ai është pyetur nga “RTV 21” lidhur me këtë temë dhe është përgjigjur shkurtimisht: “Sigurisht”, ka deklaruar ai derisa po shkonte në zyrën e grupit parlamentar të LV-së në Kuvend.
Në orën 10:00 është paralajmëruar nisja e një seance plenare të Kuvendit, ku në rend dite janë marrëveshjet ndërkombëtare.
Ka kaluar mbi një javë që kur Gjykata Kushtetuese ka vendosur që presidenti të zgjidhet në një afat prej 34 ditësh, ndërsa ende nuk është bërë asnjë lëvizje.
Kurti ka paralajmëruar edhe para pak ditësh se do të takohet me kryetarët e partive opozitare, por përpara kësaj, kishte thënë “më nevojiten konsultimet e brendshme”.



