Miratohet në qeveri projektligji për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor
03 prill 2026
| 10:33
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se është miratuar sot në qeveri projektligji për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor.
“Miratohet në Qeveri projektligji për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor. Një nga reformat më të rëndësishme për sistemin tonë shëndetësor. Përkundër vonesës pas vendimit nga Gjykata Kushtetuese vetëm për shkaqe procedurale, sot nis sërish rrugëtimin për miratim të plotë”, ka shkruar Vitia në Facebook.



