Ndeshja vendimtare Napoli-Milan: Kush do ta ndjek Interin drejt titullit?
Përballja mes Napolit dhe AC Milanit, që zhvillohet sonte në “Maradona”, është kthyer në ndeshjen kyçe të sezonit në Serie A.
Kjo përballje vjen në një moment vendimtar për garën për titull. Pas fitores së thellë të Inter ndaj Roma, presioni është maksimal mbi dy rivalët. Kush fiton, mbetet skuadra kryesore anti-Inter në luftën për titull, ndërsa një barazim do t’i zbehte ndjeshëm shpresat e të dyja palëve.
Napoli vjen në formë të mirë dhe me katër fitore radhazi, duke mbajtur gjallë shpresat për të mbrojtur titullin. Në anën tjetër, Milani është shumë pranë në renditje dhe kjo përballje direkte mund të vendosë fatin e sezonit për të dy skuadrat.
Sa i përket mungesave dhe gjendjes së skuadrave, te Napoli bie në sy situata me Romelu Lukaku, i cili ka probleme mebtrajnerin Conte, dhe sigurtë mungon, kurse shkaku i lëndimeve nul do të jenë as Rrahmani, Neres, Di Lorenzo dhe Vergara. Te Milan mungon vetëm Gabbia.
Në aspektin taktik, Antonio Conte pritet t’i besojë repartit ofensiv me Hojlund të mbështetur nga De Bruyne dhe McTominay.
Te Milani, lajmi pozitiv është rikthimi i Rafael Leaos në grup, edhe pse nuk është në formën më të mirë dhe mund të mos jetë titullar. Ndërkohë, mbrojtja mbetet pika më e ndjeshme me disa dyshime për shkak të gjendjes fizike të lojtarëve kyç.
Me dy skuadra shumë pranë në renditje dhe vetëm një pikë diferencë mes tyre, kjo ndeshje pritet të jetë e hapur dhe me ritëm të lartë.
Në fund, llogaritë janë të thjeshta: fitorja mban gjallë garën për titull, ndërsa çdo rezultat tjetër i hap rrugën Interit drejt Scudettos.
Napoli-Milan, direkt dhe ekskluzivisht në ArtMotion, sonte në 20.45.




