AAK përkrah protestën e studentëve në Shkup për mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe

06 prill 2026 | 11:11

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shprehur përkrahje për protestën e thirrur nga studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkojnë realizimin e së drejtës për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Në reagim, kjo parti thekson se kjo është një kërkesë e drejtë dhe legjitime, pasi përdorimi i gjuhës shqipe është i garantuar me Kushtetutë dhe me ligj, por që sipas studentëve ende nuk po zbatohet në praktikë.

Aleanca ka bërë thirrje që institucionet përgjegjëse në Maqedoninë e Veriut të veprojnë pa vonesë, duke respektuar parimin e barazisë dhe të drejtat e shqiptarëve, të garantuara edhe me Kushtetutë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besian Mustafa ka kritikuar…