Reagim ndaj fushatës së shpifjeve dhe linçimeve

07 prill 2026 | 14:34

Hysni Gucati 

​Që nga dita e kthimit tim nga Haga, jam përballur me një fushatë të pandërprerë linçuese. Një nga arkitektët kryesorë të kësaj balte ka qenë Hysni Mehani, një person që ushqehet me fyerje, ofendime dhe gënjeshtra të ulëta.

​Deri më sot, kam zgjedhur heshtjen. Jo sepse s’kam pasur çfarë të them, por sepse nuk kam dashur të merrem me sojin e tij që mbijeton vetëm përmes vëmendjes që vjedh nga emrat e tjerë. Por çdo gjë ka një kufi. Kur dikush e bën zanat fyerjen dhe linçimin, duhet të jetë gati të mbajë përgjegjësi për fjalët e veta.

​Sa për atë videon që paska bërë, le ta dërgojë e ta publikojë ku të dojë. Por, e sfidoj publikisht, pasi paske bërë video, publikoje të gjithë bisedën që kemi bërë, mos u mundo të përfitosh duke e prerë videon sipas qejfit, sepse burrat nuk frikësohen dhe i qesin gjërat në shesh ashtu siç janë.
​Nuk ka nevojë të ketë frikë as nga unë, as nga askush tjetër. Frika është ndjenjë e atyre që kanë diçka për të fshehur, ndërsa unë jam ky që jam.

​E vërteta është kjo, ky soj njerëzish nuk janë asgjë më shumë se sa parazitë të vëmendjes. Pa shpifur e pa linçuar dikë, ata mbesin në anonimitetin që e meritojnë.
​Nuk ndërtohet emri duke u munduar të rrëzosh tjerët me gënjeshtra. Unë vazhdoj rrugën time, ndërsa linçuesit e kanë vendin në mbeturinat e historisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e sektorit privat të Kosovës ka organizuar takim me…