Tahiri: Vetëm një gjuhë e përbashkët politike sjell president të unitetit
07 prill 2026
| 15:29
Ish-shefja e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se një gjuhë e përbashkët politike do t’i sillte vendit një president të unitetit.
Me këtë, Tahiri i është referuar Vjosa Osmanit dhe ka aluduar në mungesën e unitetit të saj.
“Vetëm një gjuhë e përbashkët politike sjell një president të unitetit dhe funksionalitetit të shtetit dhe jo si në mandatin e kaluar…” ka shkruar Tahiri në “Facebook”.



