Deputetja e LDK-së: Pa Ambasadat dhe Bondsteel, shteti nuk do të qëndronte asnjë javë nën drejtimin e Albin Kurtit
12 prill 2026
| 18:03
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke thënë se shteti i Kosovës do të rrëzohej shpejt nëse do të mbështetej vetëm në forcat e veta, raporton GazetaBlic.
Ajo theksoi se aktualisht, vendi ka probleme të mëdha, përfshirë mungesën e naftës dhe rrymës 24-orëshe.
Postimi i plotë:
Mirë që janë Ambasadat e huaja edhe Bondsteel i për çdo rast, se me këtë Kryeministër, që flet si i Pirë e i Mpirë nga pushteti, shteti jonë do nuk do qëndronte 1 javë me forca të veta. Ma së pari as naftë s’ka as rrymë përr 24h.
Qysh ka thanë Fishta: Injoranca e krenaria shkojnê bashkë si shtati e hija.



