JA PSE ALI AHMETI ËSHTË UDHËHEQËS I POPULLIT, ATDHEUT DHE KOMBIT
Të nderuar lexues të të gjitha moshave dhe gjinive!
Në kohën kur fjalët përdoren më lehtë sesa peshohen, e vlerësoj të domosdoshme të bëj një sqarim, pse unë prej kohësh e cilësoj Udhëheqës i popullit, Atdheut dhe Kombit, Udhëheqësin, Shokun, Bashkëveprimtarin, Bashkëluftëtarin dhe Themeluesin dhe Emertuesin e UÇK-së, Komandantin Ali Ahmeti!
Një udhëheqës i vërtetë i popullit, Atdheut dhe Kombit është gjithmonë bashkues!
Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit në kohë përçarjesh të thella, Ai ndërton ura!
Një udhëheqës populli, Atdheu dhe Kombi, në kohë pasigurie, ai sjell qartësi!
Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit, është Ai që nuk e ndan popullin për ta sunduar më lehtë, por e bashkon për ta bërë më të fortë!
Udhëheqësi i vërtetë i popullit, Atdheut dhe Kombit, e kupton se forca e një kombi nuk qëndron në ndarjet e tij, por në unitetin e tij!
Udhëheqësi i vërtetë i popullit, Atdheut dhe Kombit, nuk vjen nga rastësia, atë e sjell koha, faktorë e rrethana të ndryshme!
Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit nuk prodhohet nga propaganda, as nuk ngrihet nga interesat e ngushta!
Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit lind nga nevoja historike dhe provohet në zjarrin e luftës për liri e çlirim nga pushtuesit!
Të udhëheqësh nuk do të thotë të jesh as përpara e as të jeshë pas, por do të thotë të mbash mbi vete barrën e të gjithëve!
Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit është Ai që nuk e tradhton kurrë besimin e popullit të Tij!
Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit është Ai i cili edhe kur rruga e përspektivës së popullit, Atdheut dhe Kombit të Tij është e errët, edhe kur presionet nga të gjitha anët janë të pamëshirshme, Ai qëndron!
Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit është Ai nuk përkulet e nuk thyhet!
Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit është Ai që nuk i negocion parimet!
Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit është Ai,që nuk e ndërron të vërtetën e përgjithshme me mirëqenje përsonale!
Kjo ndodhë sepse Udhëheqësi nuk jeton për vete, por Ai jeton për interesin e pjestarëve të popullit, Atdheut dhe Kombit të Tij!
Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit, është zëri i atyre që nuk dëgjohen!
Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit, është shpresa e atyre që janë lodhur nga padrejtësia!
Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit, është drita në kohë errësire!
Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit, është Ai që nuk i ndan njerëzit sipas bindjeve, por i bashkon rreth vlerave!
Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit, është Ai që e din se një komb i përçarë është një komb i dobët, ndërsa një komb i bashkuar është një komb i pathyeshëm!
Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit është Ai që nuk e përdor pushtetin për të sunduar, por për të shërbyer!
Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit është Ai që nuk e kërkon lavdinë për vete, por e ndërton dinjitetin për popullin, Atdheun dhe Kombin e tij!
Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit është Ai që nuk e mat suksesin me duartrokitje, por me mirëqenien dhe drejtësinë që lë pas!
E deklaroj solemnisht dhe me tërë seriozitetin e fuqisë së argumentit, se ky cilësim, nuk është një titull formal, por një përgjegjësi e madhe morale dhe historike, për secilin dhe kujtëdo që i atribuohen këto cilësi!
Ky cilësim nuk i takon kujtdo, por vetëm atij personaliteti që mishëron një sërë cilësish të rralla dhe të domosdoshme!
Ka momente kur në historinë e një populli që ka qenë i robëruar dhe ka luftuar për të dalë nga zgjedha pushtuese!
Ka momente kur pesha e fjalëve bëhet e vogël përballë madhështisë së përgjegjësisë që bartë mbi shpatulla!
Ka momente kur koha kërkon jo thjesht drejtues, por burrshtetas që mbanë mbi supe fatin e një kombi të tërë!
Dhe pikërisht bartësi i këtyre vlerave dhe tipareve, është Ai që quhet Udhëheqës i popullit, i Atdheut dhe i Kombit!
Për këtë arsye e konsideroj të nevojshme të numërojmë qartë cilësitë themelore që duhet të ketë një udhëheqës i tillë: për t’u cilësuar me meritë: UDHËHEQËS I POPULLIT, ATDHEUT DHE KOMBIT!
Atëherë i numrojmë të gjitha një nga një!
Integritet i palëkundur moral!
Çka do të thotë: integritet i palëkundur moral?
Do të thotë: ndershmëri, drejtësi dhe pastërti në veprim, pa kompromis me parimet!
Integritet i palëkundur moral, do të thotë një qëndrim i fortë dhe i pandryshueshëm ndaj parimeve të së drejtës dhe ndershmërisë, pavarësisht rrethanave apo presioneve!
Përkushtim i sinqertë ndaj popullit!
Çka do të thotë: përkushtim i sinqertë ndaj popullit?
Do të thotë: vendos interesin e qytetarëve mbi çdo interes personal apo grupor!
Përkushtim i sinqertë ndaj popullit, do të thotë angazhim i vërtetë, i ndershëm dhe i vazhdueshëm për të mirën e qytetarëve, pa interes personal dhe pa mashtrim!
Dashuri e thellë për Atdheun!
Çka do të thotë: dashuri e thellë për Atdheun?
Do të thotë: e shprehur në vepra konkrete dhe në mbrojtje të vazhdueshme të tij!
Dashuri e thellë për Atdheun, do të thotë ndjenjë shumë e fortë dhe e sinqertë për vendin tënd, që shprehet jo vetëm me fjalë, por sidomos me vepra!
Ndjenjë e lartë kombëtare!
Çka do të thotë: ndjenjë e lartë kombëtare?
Do të thotë: angazhim për unitetin, identitetin dhe dinjitetin e kombit!
Ndjenjë e lartë kombëtare, do të thotë vetëdije dhe përkushtim i fortë ndaj kombit, identitetit dhe vlerave të tij, duke i vendosur ato në një nivel të lartë respekti dhe përgjegjësie!
Vizion strategjik për të ardhmen!
Çka do të thotë: vizion strategjik për të ardhmen?
Do të thote: aftësi për të parë përtej së tashmes dhe për të ndërtuar perspektivë afatgjatë!
Vizion strategjik për të ardhmen, do të thotë aftësia për të parë dhe planifikuar përtej së tashmes, duke ndërtuar një drejtim të qartë afatgjatë për zhvillim dhe sukses!
Guxim në vendimmarrje!
Çka do të thotë: guxim në vendimmarrje?
Do të thotë: merr përgjegjësi edhe në rrethana të vështira dhe nuk shmang sfidat!
Guxim në vendimmarrje, do të thotë aftësia për të marrë vendime të vështira me vendosmëri, edhe kur ka rrezik, presion ose pasiguri!
Drejtësi dhe paanshmëri!
Çka do të thotë: drejtësi dhe paanshmëri?
Do te thotë:trajton të gjithë qytetarët me barazi dhe dinjitet!
Drejtësi dhe paanshmëri, do të thotë të trajtosh të gjithë njerëzit njësoj, sipas së drejtës, pa favorizime dhe pa diskriminim!
Aftësi bashkuese!
Çka do të thotë: aftësi bashkuese?
Do të thotë: ndërton ura mes njerëzve dhe shmang përçarjet!
Aftësi bashkuese, do të thotë aftësia për të afruar njerëzit, për të ulur ndarjet dhe për t’i bërë të punojnë së bashku drejt një qëllimi të përbashkët!
Përgjegjësi dhe llogaridhënie!
Çka do të thotë: përgjegjësi dhe llogaridhënie?
Do të thotë: mban përgjegjësi për veprimet dhe vendimet e tij!
Përgjegjësi dhe llogaridhënie, do të thotë të marrësh përsipër veprimet dhe vendimet e tua, dhe të jesh i gatshëm t’i shpjegosh ato dhe të pranosh pasojat!
Qëndrueshmëri dhe durim!
Çka do të thotë: qëndrueshmëri dhe durim?
Do të thotë:nuk lëkundet nga presionet apo vështirësitë!
Qëndrueshmëri dhe durim, do të thotë aftësia për të përballuar vështirësitë pa u dorëzuar dhe për të vazhduar me qetësi dhe vendosmëri deri në arritjen e qëllimit!
Sakrificë për të mirën e përbashkët!
Çka do të thotë: sakrificë për të mirën e përbashkët?
Do të thotë: vendos interesin kolektiv mbi rehatinë personale!
Sakrificë për të mirën e përbashkët, do të thotë të heqësh dorë nga diçka personale (kohë, përfitim, rehati apo interes) për të ndihmuar dhe përmirësuar jetën e të gjithëve në shoqëri!
Urtësi dhe maturi politike,
Çka do të thotë: urtësi dhe maturi politike?
Do të thotë: vepron me mençuri dhe kujdes në situata komplekse!
Urtësi dhe maturi politike, do të thotë aftësia për të marrë vendime politike me mençuri, kujdes dhe përgjegjësi, duke menduar për pasojat afatshkurtra dhe afatgjata!
Transparencë dhe besueshmëri!
Çka do të thotë: transparencë dhe besueshmëri?
Do të thotë: fiton dhe ruan besimin e popullit përmes veprave të tij!
Transparencë dhe besueshmëri, do të thotë të veprosh hapur, qartë dhe ndershmërisht, në mënyrë që njerëzit të të besojnë dhe të jenë të sigurt në veprimet e tua!
Respekt për ligjin dhe institucionet!
Çka do të thotë: respekt për ligjin dhe institucionet?
Do të thotë: forcon shtetin dhe jo interesat personale!
Respekt për ligjin dhe institucionet, do të thotë të pranosh, të zbatosh dhe të nderosh rregullat e shtetit dhe organet që i krijojnë e i zbatojnë ato!
Aftësi për të frymëzuar!
Çka do të thotë: aftësi për të frymëzuar?
Do të thotë:ngjall shpresë dhe mobilizon shoqërinë drejt qëllimeve të përbashkëta.
Aftësi për të frymëzuar, do të thotë mundësia dhe talenti për të ndikuar tek të tjerët në mënyrë pozitive, duke u dhënë shpresë, motivim dhe dëshirë për të vepruar ose për t’u përmirësuar!
Përkushtim ndaj lirisë dhe dinjitetit njerëzor!
Çka do të thotë: përkushtim ndaj lirisë dhe dinjitetit njerëzor?
Do të thotë: mbron të drejtat themelore të çdo individi!
Përkushtim ndaj lirisë dhe dinjitetit njerëzor, do të thotë angazhim i sinqertë dhe i vazhdueshëm për të mbrojtur lirinë e çdo njeriu dhe respektin që i takon çdo qenieje njerëzore!
Aftësi për të dëgjuar dhe reflektuar!
Çka do të thotë: aftësi për të dëgjuar dhe reflektuar?
Do të thotë: merr vendime duke kuptuar realitetin dhe nevojat e popullit!
Aftësi për të dëgjuar dhe reflektuar, do të thotë të jesh në gjendje të dëgjosh me vëmendje të tjerët dhe pastaj të mendosh thellë për atë që ke dëgjuar, para se të veprosh ose të marrësh vendim!
Qartësi në komunikim dhe qëndrime!
Çka do të thotë: qartësi në komunikim dhe qëndrime?
Do të thotë:flet hapur dhe vepron pa dykuptimësi!
Qartësi në komunikim dhe qëndrime, do të thotë të shprehesh dhe të veprosh në mënyrë të kuptueshme, të drejtpërdrejtë dhe të pa dykuptimtë, në mënyrë që njerëzit të kuptojnë saktë çfarë mendon dhe për çfarë qëndron!
Vendosmëri në mbrojtje të interesit kombëtar!
Çka do të thotë: vendosmëri në mbrojtje të interesit kombetar!
Do të thotë: nuk bën kompromis kur cenohen interesat thelbësore!
Vendosmëri në mbrojtje të interesit kombëtar, do të thotë qëndrim i fortë, i palëkundur dhe i qëndrueshëm për të mbrojtur të mirën, sigurinë dhe të drejtat e kombit, edhe kur ka presione ose vështirësi.
Trashëgimi pozitive!
Çka do të thotë: trashegimi pozitive?
Do të thotë: lë pas përfundimit të karierës së Tij institucione më të forta dhe një shoqëri më të drejtë!
Trashëgimi pozitive, do të thotë ajo që një person lë pas vetes pas punës ose jetës së tij, e cila ka vlerë të mirë dhe ndikon pozitivisht tek brezat e ardhshëm!
Të gjitha këto cilësi nuk janë të ndara, por janë të lidhura ngushtë me njëra tjetren, në një tërësi të vetëme që i jep kuptim të plotë fjalës Udhëheqës i popullit, Atdheut dhe Kombit!
Mungesa e njërës prej tyre e dobëson këtë figurë, ndërsa prania e tyre e plotë e ngre atë në nivelin e një përfaqësuesi të denjë të popullit, Atdheut dhe Kombit!
Në përfundim, ta cilësosh dikë me këtë titull kërkon jo vetëm maturi, por edhe përgjegjësi dhe respekt ndaj vetë popullit!
Vetëm ai që i përmbush këto kritere mund të mbajë mbi supe këtë cilësim të madh, Udhëheqës i popullit, Atdheut dhe Kombit!
Me respekt,
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 12 Prill 2026!




