Musliu, LV-së: Nëse doni t’ kapni institucionet, tregoni

14 prill 2026 | 11:28

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka lëshuar mbledhjen e Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të bordit të RTK-së.

“Nuk e vazhdoj më këtë mbledhje. Nuk jam e interesuar të bëhem pjesë e maskaradave. Nëse doni me i kapë krejt institucionet kallxoni”, është shprehur deputetja Musliu, e cila paraprakisht është përplasur me deputeten e LV-së, Arbëreshë Kryeziu për kandidatët.

Në këtë komision është marrë vendimi që intervistat të zhvillohen të mërkurën dhe të premten, me fillim të orës 09:00.

Kundër këtij vendimi ka dalë deputeti i LDK-së, Armend Zemaj dhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, derisa shtatë të tjerë kanë qenë për.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë mbetur vetëm pak ditë deri në finalen e Big…