Mascherano jep dorëheqje, ky do të jetë trajneri i ri i Messit
Lajmi është konfirmuar nga klubi dhe vjen si një surprizë e madhe, duke i marrë parasysh sukseset e fundit të ekipit nën drejtimin e tij.
Sipas njoftimit zyrtar, ish-mesfushori argjentinas ka vendosur të largohet për arsye personale, pa dhënë detaje të tjera për vendimin e tij.
Mascherano e kishte marrë drejtimin e Inter Miami në nëntor 2024 dhe gjatë periudhës së tij në klub arriti rezultate historike, përfshirë edhe tituj dhe rekorde të rëndësishme në MLS.
Megjithatë, vetëm disa muaj pas këtyre sukseseve, ai ka vendosur të mbyllë ciklin e tij në klub.
Pas dorëheqjes së tij, Inter Miami e ka emëruar një trajner të ri, Guillermo Hoyos, i cili sipas raportimeve e ka një lidhje të hershme me Lionel Messin nga akademia e Barcelonës “La Masia”.
Ky element shihet si i rëndësishëm për vazhdimësinë e projektit sportiv të klubit, duke e marrë parasysh praninë e Messit në skuadër dhe ndikimin e tij në ekip.
Klubi amerikan hyn kështu në një fazë të re, me ndryshime në bankinë në mes të sezonit dhe me pritshmëri të larta për vazhdimin e garave në MLS.



