Haziri mohon marrëveshjen me LV-në për ‘ndërrim pozicionesh’
15 prill 2026
| 16:52
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se kjo parti dhe kryetari saj Lumir Abdixhiku, janë në bisedime për t’i dhënë vendit president.
Ai ka hedhur poshtë raportimet për një marrëveshje mes LV-së dhe LDK-së, duke i cilësuar si të “pavërteta” shkrimet për ndërrime të pozicioneve.
“LDK dhe kryetari Abdixhiku janë në bisedime për t’i dhënë vendit president. Shkrimet në media për ndërrime të pozicioneve janë të absolutisht të pavërteta. LDK është parti e shpresës dhe e besës dhe angazhohet në vazhdimësi për institucione funksionale e përfaqësuese. Është dëshmuar tashmë se një parti dhe një udhëheqës janë të pamjaftueshëm për arritjen e qëllimeve politike të Republikës!”, ka shkruar Haziri në “Facebook”.



