Investim nga mërgata: Hapet “Hotel Central” dhe restoranti “Elite” në Ferizaj

15 prill 2026 | 21:58

Në Ferizaj është inauguruar “Hotel Central” dhe restoranti “Elite”, një investim i rëndësishëm që vjen nga mërgimtarët kosovarë që jetojnë dhe veprojnë në Lozanë të Zvicrës. Ky projekt është realizuar nga biznesmenët e suksesshëm Dino, Shaban dhe Naser Bekteshi, të cilët po sjellin përvojë dhe standarde të reja në sektorin e hotelerisë dhe gastronomisë.

Në ceremoninë e hapjes mori pjesë edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, i cili vlerësoi lart këtë investim.

“Kënaqësi e veçantë të jem prezent në ceremoninë e hapjes së një investimi të mërgimtarëve tanë. Ky është një projekt i jashtëzakonshëm që dëshmon përkushtimin dhe suksesin e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit”, ka theksuar Reçica.

Ai shtoi se mërgata vazhdon të mbetet një shtyllë e fuqishme e zhvillimit ekonomik të Kosovës, duke sjellë jo vetëm kapital, por edhe përvojë dhe vizion të ri për të ardhmen. Sipas tij, projekte të tilla janë shembull frymëzues për të gjithë mërgimtarët që të investojnë në vendlindje dhe të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

https://www.facebook.com/share/v/1CvodVuNR6/?mibextid=wwXIfr

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra duke folur…