Distria Krasniqi, mbretëreshë e Evropës në xhudo

16 prill 2026 | 16:01

Distria Krasniqi është mbretëreshë e Evropës në xhudo. Garuesja e Kosovës ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Distria ishte e lirë në xhiron e parë, në të dytën mposhti me Wazaari, Teresa Bodnarova nga Republika Çeke.

Në çerekfinale Krasniqi mposhti me Wazaari, Aleksandra Kaleta nga Polonia.

Në gjysmëfinale ajo ka mposhtur me Yuko, Odette Giuffrida nga Italia.

Në finale Distria ka triumfuar me Yuko ndaj Amandine Buchard nga Franca dhe fitoi medaljen e artë.

Krasniqi është shpallur kampione e Evropës për herë të katërt në karrierë.

E jashtëzakonshme kampionia e jonë olimpike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmja e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP” i…