Glauk Konjufca: Dialogu Kosovë-Serbi është në një gjendje “goxha të vështirë”

16 prill 2026 | 20:27

Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, tha se procesi i dialogut Kosovë-Serbi është në një gjendje “goxha të vështirë”.

Këtë deklaratë ai e bëri në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij belg në Prishtinë.

Konjufca kërkoi rikthim të mirëbesimit duke thënë se autorët e sulmit terrorist në Banjskë duhet të jetnë në burg.

“Dialogu sot ndodhet në një gjendje goxha të vështirë, në një gjendje goxha të vështirë për shkak të kësaj që e kam shpjeguar. Qysh kthehet njëfarë lloj atmosfere minimale, minimale e mirëbesimit? Nuk po lypi diçka kurrgjë të jashtëzakonshme, por po them që minimale është që kryerësit e këtij akti terrorist në Banjskë, të cilët e vranë Afrim Bunjakun, këta duhet të përfundojnë në burg. Këta duhet me qenë prapa grilave. Këta nuk mund të jenë njerëz kryesorë në Serbi edhe dora e djathtë e Vuçiqit qysh janë sot. Edhe qysh i shohim sot që veprojnë në Serbi. Kjo është elementare, kjo është bazike”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veprimtari Sali Bislimi ka përkujtuar heroin e kombit, Shkëlzen Haradinaj,…