Behrami: Gjykata Speciale ka devijuar nga mandati që ia ka dhënë Kuvendi, Trendafilova të thirret për sqarim

17 prill 2026 | 11:55

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka vlerësuar se Gjykata Speciale është duke devijuar mandatin që ia ka dhënë Kuvendi i Kosovës.

Gjatë deklarimit jashtë rendit të ditës, në seancën e sotme, ai ka thënë se Kuvendi i Kosovës duhet ta thërras urgjentisht për sqarim.

“Kuvendi pranoi një letër mospërfillëse dhe pa përmbajtje nga kryetarja e gjykatës speciale. Ky kuvend përmes një rezolute ngriti shqetësimet serioze për cenimin e të drejtave të krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë por mori një përgjigje të thatë. Ky është komunikimi i parë i kësaj gjykate me ne. Gjykata Speciale është duke devijuar mandatin që ia ka dhënë ky Kuvend”, ka thënë Behrami.

Në adresimin e tij, ai ka përmendur edhe deklarimet e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufca, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

“Dua të përshëndes qëndrimin dinjitoz te Glauk Konjufces qe e bëri në Këshillin e sigurimit ku kërkoi që kjo gjykatë të raportojë në Kuvendin që e ka themeluar. Kur ministri e ka ngritur këtë çështje në instancat më të larta Kuvendi nuk duhet të heshtë. Duhet të kërkohen sqarime dhe te ndalohen raportimet në Eulex. Duhet të ftojmë urgjentisht në sqarim Trëndafilovën, dhe pse jo edhe shefin e Eulexit. Për këtë kërkoj mbështetje nga te gjitha grupet parlamentare”, është shprehur ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se ligjet që…