Hamza godet pushtetin për Projektligjin për Energjinë: Kosova mund t’i humb paratë, por fajtorët jeni ju
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se ligjet që po sillen në Kuvend po sillen në mënyrë të përshpejtuar.
Ai është ndalur te Projektligji për Energjinë duke thënë se mund të kishte ardhur në Kuvendin e Kosovës në mënyrë të rregullt dhe jo në procedurë të përshpejtuar.
“Kosova mund t’i humb paratë, por fajtorët jeni ju, për shkak se nuk e keni proceduar ligjin në kohë. Për të debatuar për ligjin, është në përgjegjësinë e deputetëve të Kosovës. Pse nuk e keni sjell para një muaji, kush u ka ndaluar. Ju po deklaroni që ligji është prej vitit 2024, atëherë e sjell në procedurë të përshpejtuar si shumicën e ligjeve që po vijnë në këtë Kuvend. Nëse dëshironi me i trafiku, me i kontrabanduar ligjet, me cenuar të drejtën e deputetëve për të diskutuar për të dhënë kontributin e tyre, kritikat, alternativat, propozimet është tjetër”, ka thënë Hamza.



