Sonte zhvillohet meçi i madh i Arian Elezajt, pritet përkrahje e madhe nga shqiptarët në Mynih
Boksieri i ri shqiptar, Arian Elezaj, ka kryer me sukses matjet zyratre para meçit të radhës.
Ai është gati për duelin e tij të radhës në boksin profesionist, i cili do të zhvillohet të shtunën, më 18 prill në Munich.
Elezaj, i cili garon me nënshtetësi gjermane, por me prejardhje nga Peja, do të përballet me hungarezin Krisztian Olah.
Ky duel pritet të jetë një tjetër test i rëndësishëm për karrierën në ngritje të boksierit të ri.
Me një fillim premtues në skenën profesionale, Elezaj ka arritur të tërheqë vëmendjen me paraqitjet e tij, duke rritur pritshmëritë për të ardhmen. Ai synon të vazhdojë serinë e rezultateve pozitive dhe të konfirmojë formën e mirë edhe në këtë përballje.
Atmosfera në Mynih pritet të jetë e veçantë, pasi një numër i madh i tifozëve shqiptarë pritet të jenë të pranishëm për ta mbështetur Elezajn në këtë sfidë të rëndësishme.
Përveç këtij dueli, nata e 18 prillit do të sjellë edhe disa përballje të tjera interesante në program, duke e bërë eventin tërheqës për adhuruesit e boksit.




