70 VITE TË LARGIMIT TË RAPSODIT DERVISH SHAQA NGA KOSOVA NË SHQIPËRI
Ishte viti 1956 kur Rapsodi e Këngëtari i madh i folklorit shqiptar nga Dukagjini Dervish Shaqa, është detyruar nga ndjekja e pushtetit serb e tradhëtar për t’u larguar nga Kosova për në Shqipëri!
Nga viti 1956 deri më tash 2026, kanë klur 70 vite!
Pra janë bërë shtatë dekada nga largimi i Dervish Shaqës nga Kosova për në Shqipëri, dhe propaganda e titistëve dhe antienveristëve i ka rënë një gërdalle, asaj se si gjoja Dervish Shaqa e ka lënë borë në Kosovë dhe e ka gjetur dimër në Shqipëri!
Duhet të jeshë mendje e shitur dhe titist autonomist, që ta propagandosh një rrumpallë të tillë gërditëse!
Vargjeve karakteristike të kësaj kënge: -“Kur ta kthyem Kosovë shpinën, e lamë borë e gjeta dimën”, ia kanë hequr strofën pasuese me vargjet:-Gjetëm mbret moçale këneta, bukë e lot na shkojke jeta, vargje që përkufizojnë kohën e hapësirën, pasi është fjala për regjimin e satrapit, Ahmet Zogu, i cili e kishte lënë të vdiste urie, por dhe nga plagët e marra në luftë në Kosovë, Heroinën e Popullit Shote Galicën dhe bijë e luftëtarëve të Çetës së Azem Galicës!
Kënga e rapsodit të madh e të lavdishëm të folklorit shqiptar nga Kosova Dervish Shaqa, e njohur me dy vargjet: “Kur ta kthyem Kosovë shpinën, e lamë borë e gjetëm dimën” nga titistët në ish-Jugosllavi e Shqipëri dhe nga antienveristët në Shqipëri e ish-Jugosllavi, është falsifikuar dhe është adaptuar padrejtësisht, duke ia ndërruar në tërësi përmbajtjen, dhe duke ia ndrruar destinimin, madje duke bërë përpjekje me propagandë të sofistikuar të kohës së luftës së ftoftë, ta kthejnë krejt në të kundërtën e përmbajtjes që e kishte, nga antizogiste në antienveriste!
Falsifikatorët titist dhe antienverist kanë menduar dhe mendojnë se me fshirjen e disa vargjeve të këngës mund të fshihet e të harrohet përmbajtja e vargjeve të këngës legjendare, që e kishte nxjerrë në sipërfaqe dhe e kishte bërë këngëtar të popullit, Atdheut dhe Kombit, të njohur për tërë shqiptarët ane e mbanë globit, Dervish Shaqën i cili me shpirt e zëmër i ka kënduar Shqipërisë, dhe Udhëheqësit të saj Enver Hoxha, më shumë se çdo këngëtar tjetër nga Kosova e Shqipëria!
Kënga “Kur ta kthyem Kosovë shpinën, e lamë borë e gjeta dimën”, ia kanë hequr strofën vazhduese:-gjetëm mbret, moçale këneta, bukë e lot na shkojke jeta!
Ato vargje iu kishin kushtuar regjimit të satrapit, Ahmet Zogu, por prozogistët, titistët dhe antienveristët i kthyen në platformë folklorike kundër Shqipërisë së Koshës së Enver Hoxhës!
Regjimi i satrapit Ahmet Zogu e kishte lënë të vdiste urie, dhe të pa mjekuar nga plagët e marra gjatë luftërave në Kosovë, Shote Galicën dhe fëmijët jetim të luftëtarëve të Azem Galicës, që i kishte marrë me vete heroina Shote Galica!
Regjimi antipopullor i satrapit Ahmet Zogu që kishte vrarë shumë patriot e atdhetar, në mesin e të cilëve Avni Rrustemin, Elez Isufin, Luigj Gurakuqin, Bajram Currin, Hasan Prishtinën e shumë patriot e atdhetar të tjerë, ishte demaskuar me këngë nga Rapsodi i madh i folklorit shqiptar Dervish Shaqa!
Kënga i kushtohet asaj kohe të Shqipërisë, kur Shqipëria kishte mbret, kishte moçale e kishte këneta dhe jo Shqipërisë së kohës të Enver Hoxhës!
“…Kur ta kthyem Kosovë shpinën,
E amë borë e gjetëm dimën!
Gjetëm mbret, moçale, kneta
Buke e lot na shkojke jeta…”!
Kur ka rrokë pushkën partia,
Q’ të gëzojmë si gëzon Shqipnia!
N nxurr’ jashte krajli Serbisë,
Sikur sot klyshtë e tradhtisë!
Vatrat tona i kemi lanë,
Po n’Shqypni e kem nji nanë!
Bac Enverin e nanë partinë,
Vlla e motër gjithë Shqipninë!
Oj parti zemra e Kuvendit,
Qysh ja ndërrove faqen vendit!
Shkolla, drita e uzina,
Me traktora me makina!
Tepet plot me faqet shtiva,
Fshat i ri Koperativa!
Ti ç’ ke ba parti për ne,
As kërkush se ban mbi dhe!
S’mjafton kanga e sharkisë,
Për me i kënu gjithmonë partisë!
Moj parti t’kemi gjithmonë,
Dorën n’zemër, pushkën n’dorë!
Rapsodi e luftëtari kombëtar Dervish Shaqa mbetet balli i nderit të kryerreshtit të folklorit shqiptar dhe miku personal i Kryeudhëheqësit të madh të Kombit shqiptar Enver Hoxha!
Prishtinë, 19 Prill 2026!




