Qeveria e Kosovës e shpall IRGC-në organizatë terroriste
20 prill 2026
| 10:34
Qeveria e Kosovës ka shpallur organizatë terroriste në territorin e Kosovës, organizatën e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC). IRGC është një forcë ushtarake në Iran, e krijuar pas Revolucionit iranian.
Për shkak të aktiviteteve të saj, kjo organizatë është shpallur si terroriste edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian.



