Abdxihiku pas takimit me Kurtin: U dakorduam që mos të takohemi më
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku pas takimit me kryeministrin Albin Kurti për çështjen e presidentit, ka thënë se janë dakorduar që mos të takohen më.
Abdixhiku ka thënë se vendi duhet të jetë i përgatitur për zgjedhje të reja nëse nuk arrihet marrëveshje politike, duke theksuar se LDK-ja që nga fillimi ka mbajtur qëndrim të qartë për mënyrën e zgjedhjes së kreut të shtetit.
“Duhet të bëhemi gati për skenarin e zgjedhjeve të reja dhe të jashtëzakonshme. Prej fillimit, LDK-ja ka qenë e qartë që presidenti s’duhet të jetë zgjatim i qeverisë. S’mund të ketë një qeveri që ka edhe presidentin e një partie, pra t’i ketë tri institucionet…U përpoqa, provova, por nuk arrita fatkeqësisht. Tani i kthehemi LDK-së dhe misionit të madh të bashkimit të së djathtës brenda partisë….Insistonte që pozita e presidentit t’i mbetet”, ka thënë Abdixhiku.



