Kurti thotë se ia ofroi LDK-së zëvendëskryeministrin dhe katër ministri ose kryeparlamentarin
20 prill 2026
| 12:46
Kryeministri i Kosovës dhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti është deklaruar pas takimit me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun.
Kurti ka thënë se në takim ka propozuar që Abdixhiku të jetë zëvendësi i tij. Po ashtu, ai ka thënë se LDK-së ia ka ofruar katër ministri ose postin e kryetarit të Kuvendit.
“Zëvendës i imi kam propozuar të jetë pikërisht Lumir Abdixhiku”.
“Unë edhe më tutje besoj se zgjedhjet nuk janë të nevojshme, dhe nuk është dashur të refuzohet oferta jonë për bashkëqeverisje”, ka thënë Kurti.



