Shteti që vret gratë

20 prill 2026 | 13:48

Shkruan: Altin Ahmeti

Shteti që vret gratë. Trupi i gruas në foton e parë, infermieria Salehe Akbari, u përdhunua në grup pasi u ekzekutua më parë me një plumb në zemër prej ushtarëve të Gardës Revolucionare të Iranit, brenda shtëpisë së saj, krim makabër që u filmua nga vet autorët dhe pamjet mizore iu dërguan bashkëshortit të saj.
Ahmad Khodai kreu vetëvrasje pasi pa videot dhe fotot e përdhunimit në grup të gruas së tij, por më parë postoi në Istagram njē mesazh lamtumire bashkë me denoncimin dhe sqarimin zanor të të gjithë ngjarjes që çoi në vetëvrasje.
Çifti Ahmed Khodai dhe Salehe Akbari ishin infermierë që e pësuan për shkak të ndihmës humane dhe mjeksore që iu dhanë protestuesve në muajin Janar, ndërkohë që qindra mijëra, gra dhe burrra, mbahen në burgje në pritje të ekzekutimeve të dënimeve me vdekje.
Raportohet se janê qindra gra të arrestuara për shkak të pjesëmarrjes në protesta ose për ndihmën ndaj protestuesve, ndërsa një numër I këtyre grave pritet të ekzekutohen pasi janë dënuar me vdekje.
Emrat e këtyre grave te burgosura politike që pritet tē ekzekutohen gjatë ditëve ne vijim janë:
Bita Hemmati
Ghazal Ghalandari
Golnaz Naraghi
Venus Hossein Nejad
Panah Movahedi
Shih Nejati
Mahboubeh Shabani
Diana Taher Abadi
Dy prej këtyre të burgosurave që presin ekzekutimin janë adoleshente.
Të gjitha këto emra janē në foton e dytë në këtë postim, sipas renditjes që kemi postuar.
Nuk ka të dhëna të sakta për numrin e viktimave gjatë squares brutale të portestave në muajin Janar dhe vlerësimet ndryshojnë ndjeshëm, duke filluar nga rreth 5 mijë deri në shifra shumë më të larta, që në disa raste përmenden deri në 100 mijë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…