Engjulli, infermierja që u përdhunua për së vdekuri nga Garda Revulucionare e Iranit

20 prill 2026 | 19:44

Shkruan: Altin Ahmeti 

Saleheh Akbari, një infermiere nga Ardabili/Irani, e njohur si “engjëlli” për trajtimin e njerëzve të plagosur gjatë protestave të janarit, u vra kur shtëpia e saj u bastis, në sy të burrit dhe vajzës së saj 8-vjeçare.

Ndërsa burri i saj, Ahmad, po rrihej, ajo u përpoq ta mbronte atë me nje mjet rethanorë, kazmë apo lopatë, ndërkohë u qëllua në zemër nga forcat e Gardës Revolucionare, brenda shtëpisë së saj.

Por mizoria nuk mbaroi aty.

Sipas dëshmive që qarkullojnë, trupi i saj u përdhunua në grup dhe pamjet iu dërguan bashkëshortit të saj.

Në një shënim zanor, burri i saj tha se ia thyen brinjët dhe i dëmtuan veshkën në burg, por tortura e të parit të atyre fotove të gruas së tij të vdekur duke u përdhunuar ishte një mijë herë më e keqe.

Në fund, ai nuk mundi ta duronte më. Ai postoi një lamtumirë të fundit në Instagram dhe e qëlloi veten.

Ajo që më ndez vërtet zemrën tek ky çift është sa e thjeshtë ishte jeta e tyre, shkroi në x, një prej kolegeve të saj.

Pavarësisht të gjitha vështirësive dhe privimeve, ata jetuan me aq dinjitet, pasuri dhe hir.

Në Iran, veçanërisht jashtë Teheranit, shumica e njerëzve po luftojnë shumë.  Shumë punojnë pafundësisht, por mezi sigurojnë mjaftueshëm për një ekzistencë minimale. Kjo familje nuk kishte as një divan, një tavolinë të mirëfilltë apo një shtrat. Por gruaja ishte e arsimuar, ishte një infermiere që punonte shumë, i shërbente shoqërisë.

Në vend që të ndiqte luksin ose gjërat materiale, ajo gjeti gëzim në ecje, sporte dhe natyrë. Dhe burri i saj e donte aq thellë, aq me përkushtim, sa praktikisht e adhuronte. Ata jetuan një jetë kaq të pastër dhe të bukur së bashku.

Cili ishte krimi i tyre? Pse e vranë? Pse e torturuan kaq brutalisht? Për ndihmën e të plagosurve? Për dhënien e strehimit atyre që ishin në nevojë”, thuhet në të njejtin postim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e Këshillit…