Konflikti i mëhershëm degradoi në përdorimin e armës, si ndodhi vrasja në Memaliaj

22 prill 2026 | 08:35

Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur mbrëmjen e së martës qytetin e Memaliajt të Tepelenës, duke lënë pas një viktimë dhe një të plagosur.

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën 30-vjeçari Endri Goxhaj, ndërsa sipas informacioneve të Top Channel, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy personave, i cili dyshohet se ka qenë i hershëm dhe ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit nga 29-vjeçari Donaldo Nela, transmeton Klankosova.tv.

Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali në qendër të Memaliajt. Menjëherë pas sinjalizimit, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit, i cili është larguar në drejtim të paditur.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e këtij krimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, tha se Dejona Mihali është…