Themelohet Garda për Mbrojtjen e Natyrës

22 prill 2026 | 14:20

Në Ditën Botërore të Tokës, në një ceremoni solemne me pjesëmarrjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si dhe përfaqësuesve të organizatave mjedisore, u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit për themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Natyrës.

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka theksuar se kjo Gardë bashkon zërat më autentikë të terrenit, peshkatarë, bjeshkatarë, fotografë të jetës së egër, aktivistë dhe gardianë junior, në një angazhim të përbashkët për mbrojtjen e mjedisit.

“Përballë sfidave si ndryshimet klimatike, degradimi i ekosistemeve dhe ndotja, kjo iniciativë synon forcimin e monitorimit, parandalimin e dëmeve dhe rritjen e ndërgjegjësimit qytetar. Garda për Mbrojtjen e Mjedisit tashmë i ka rreth 100 gardianë të rinj, prej të cilëve 30 janë fëmijë, të angazhuar në kujdesin dhe mbrojtjen e natyrës”, ka deklaruar Pacolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Etnik Brruti është duke e luajtur sezonin e tij të…