Arifi: Kurti nuk kërkon koalicion, por servis të plotësimit të dëshirave të tij
22 prill 2026
| 16:38
Ish-diplomati Avni Arifi, ka reaguar pas deklarimeve të kryeministrit Albin Kurti rreth çështjes së presidentit, ku e përuli peshën dhe rëndësinë politike të opozitës.
“Kosova nuk ka problem me zgjedhjen e presidentit, as me krijimin e institucioneve”, ka shkruar Arifi në “Facebook”.
Problemi, sipas tij, lidhet me “mënyrën se si lideri i partisë fituese e sheh demokracinë dhe sistemin qeverisës”.
Arifi ka thënë se Kurti beson se partitë tjera “duhet të shndërrohen në servis të plotësimit të dëshirave të tij”.
Kjo logjikë shtrihet edhe tek drejtësia, ku gjykatat “nuk duhet të guxojnë të hetojnë askënd nga LV-ja”.
“Ky është problem serioz i Kosovës dhe vështirë se do të zgjidhet me zgjedhje”, ka shkruar Arifi.



