Kuvendi nesër mban seancën e radhës, ky është rendi i ditës
Nesër (e enjte) do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës.
Në seancën e cila pritet të zhvillohet me fillim nga ora 10:00, do të bëhet shqyrtimi i disa projektligjeve.
Rendi i ditës:
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-030 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-028 për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-032 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-026 për Shërbimet e Pagesave,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-027 për Lojërat Mesdhetare XXI Prishtina 2030,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-021 për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore,
Shqyrtimi i dytë ë iProjektligjit nr.10/L-022 për Banim Social dhe të Përballueshëm,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-023 për Shtetësinë e Kosovës,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-024 për Lëndët Plasëse,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-029 për Provimin e Maturës Shtetërore.



