Mustafa: Kurti e do vetëm pozicionin e tij të paprekshëm, të tjerët i keqërdor
Arben Mustafa, deputet i PDK-së, në emisionin dpt te Fidani, ka folur për mënyrën se si Kurti i sheh pozitat shtetërore dhe se si i trajton njerëzit rreth vetës. Sipas Mustafës është për keqardhje mënyra se si Kurti lëvizë njerëz e përmend emra me lehtësi, pa pasur parasyshë peshën shtetërore që mbartin poizcionet si Kryetari i Kuvendit e Presidentja.
“Mua më vjen keq që Kryetarja e Kuvendit të shtetit dhe ushtruesja e detyrës së Presidentit, trajtohet në këtë mënyrë nga z.Kurti. Me zgjedh dikë para një muaji Kryetare të Kuvendit dhe me thënë aq lehtë që e heqi atë e bëj nënkryetare, kjo flet për rëndësinë që ia jep pozitave të ndryshme në shtet”.
“Albin Kurti dëshiron që vetëm ai të jetë personi i rëndësishëm në shtet, për të Kryetari i Kuvendit, Presidenti, duken si pozicione periferike të cilat kanë ndonjë rol ndihmës ndaj kryeministrit”, tha ai.



