AShAK-u mban mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja

24 prill 2026 | 13:15

Në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (AShAK) është mbajtur mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së akademik Rexhep Qosja.

Komemoracionin e ka hapur kryetarja e AShAK-ut, akademike Justina Shiroka Pula, e cila fillimisht i ka ftuar të gjithë të pranishmit për një minutë heshtje. Kryetarja Shiroka Pula, në fjalën hyrëse e ka vlerësuar lartë figurën e akademik Rexhep Qosjes dhe ka shprehur ngushëllime për familjen, kolegët dhe mbarë vendin.

Në vazhdim fjalë rasti  ka mbajtur kryeminsitri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Në fjalën e tij, Kurti ka vlerësuar lartë figurën e akademik Qosjes, kontributin e tij në historinë e letërsisë shqipe, si dhe rolin dhe kontributin e tij për vendin në të gjitha kohërat.

Në emër të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (AShSh), fjalë rasti ka mbajtur akademike Anila Hoda, sekretare shkencore e AShSh-së, e cila ka përcjell ngushëllimet e kryetarit të AShSh-së, akademik Skender Gjinushit, të Kryesisë dhe të Asamblesë së AShSh-së.

Për jetën dhe veprën e akademik Rexhep Qosjes, ka folur akademik Ali Aliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK) ka mbajtur…