OEK-u dhe Komuna e Pejës nënshkruajnë memorandum për forcimin e bashkëpunimit ekonomik
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, është pritur në takim nga kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ku u nënshkrua memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet dy institucioneve.
Ky memorandum synon forcimin e bashkëpunimit institucional, mbështetjen e bizneseve lokale, përmirësimin e klimës së të bërit biznes dhe rritjen e konkurrueshmërisë përmes projekteve të përbashkëta në nivel vendor dhe ndërkombëtar.
Bashkëpunimi parasheh shkëmbim të informacionit dhe përvojave, zhvillim të projekteve të përbashkëta, organizim të aktiviteteve profesionale si konferenca dhe seminare, si dhe mbështetje në aplikime për projekte dhe fonde ndërkombëtare.
Po ashtu, parashikohet organizimi i takimeve B2B, misioneve afariste dhe vizitave në ndërmarrje, me qëllim lidhjen e bizneseve vendore me ato ndërkombëtare.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Komuna e Pejës do të ofrojë hapësirë për zyrën e OEK-ut në Pejë, për të lehtësuar qasjen e bizneseve në shërbimet e Odës.
Oda Ekonomike e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe forcimin e partneritetit me institucionet dhe sektorin privat.



