Grenelli: Trumpi më telefonoi për ngushëllime pas tentim-atentatit

26 prill 2026 | 09:46

I dërguari presidencial amerikan për misione speciale, Richard Grenell, ka bërë të ditur se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kontaktuar menjëherë pas raportimeve për një tentim-atentat ndaj tij në Uashington.

Në një reagim në rrjetin social X, Grenell ka thënë se Trump e ka telefonuar për të shprehur ngushëllime lidhur me vdekjen e nënës së tij.

“Presidenti i Shteteve të Bashkuara ishte shënjestra e një tjetër atentati sonte… por më telefonoi pikërisht tani për të parë si isha, sepse nëna ime vdiq të mërkurën”, ka shkruar Grenell.

Rasti ka tërhequr vëmendje të gjerë në opinionin publik, duke u komentuar si një gjest personal nga ana e presidentit amerikan në një moment të ndjeshëm për Grenellin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përmbledhje e asaj që u zhvillua gjatë një nate dramatike…