Një president nga Banglladeshi!
Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA
Patriotizmi i rremë: KM i tashëm i Kosovës gjatë 6 viteve të sundimit e jo qeverisjes pati mbështetje si asnjë paraardhës. Kërkoi 50 për qind të votave, së bashku me Vojsa Osmanin dhe i fituan. Për të mos bërë asgjë të mirë për qytetarët e Kosovës dhe vendin. Pastaj ra në 42 për qind dhe provokoi zgjedhje të reja. Kërkonte mbi 50 për qind të votave sepse, sipas këtij autokrati aq i duhen për ta “eliminuar” LS-në dhe krahun e luftës në ndërkohë që LDK-ja e solli në prag të vdekjes klinike. Me ndihmën bujare të Vojsa Osmanit, në atë kohë presidente dhe me shpërdorimin e së paku 300 milionë eurove për blerje të votave i fitoi mbi 51 për qind të votave aq sa edhe kishte kërkuar. Pushteti i tepërt dhe mungesa e vullnetit për të bashkëpunuar me opozitën e lodhur fare e solli në situatë të provokojë zgjedhje të reja duke kërkuar 80 deputetë që i garantojnë pushtet absolut dhe diktaturë “socialdemokrate”. Vojsa Osmanin e nxori nga loja shkaku se po merrej me politikë të lartë dhe se ishte afruar me presidentin Tramp. Kurthi deklaroi se atij i duhet një president që e luan rolin e zjarrfikësit dhe që ka fobi nga fluturimi me aeroplan! Si Glauku, Albulena apo Fatmirja që kanë mungesë kronike të integritetit dhe që shtyllën kurrizore e kanë aq të lakueshme e që krijohet përshtypja se as që kanë fare shtyllë kurrizore .
Glaukun nuk po ia votojnë ndonëse sipas Kurthit nuk mundeni të gjeni njeri më të mirë se Glauku …….në Taxhikistan!
Albulena Haxhiu është u.d. e presidentes kurse Fatmire Mulhaxha, me siguri mund të llogarisë vetëm në votat e Listës Serbe dhe …..Mimoza Kusari, “anëtare nderi” e LS-së. Kurthi si kurthaxhi që është luajti keq dhe poshtër me familjen Jashari. Jo se i vlerëson apo se ka ndonjë respekt për ta por thjesht për arsye se do t’i keqpërdorë si “irone dome” – mburojë e hekurt për Marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit me të cilën përligjet federalizimi i Kosovës dhe brutalisht dhunohet karakteri unitar i shtetit. Murat Jashari refuzoi çdo përpjekje të përfshihet në këtë improvizim sa të pamoralshëm aq edhe antikombëtar. Si mund të keni respekt për familjen Jashari dhe UÇK-në kur në qeveri dhe Kuvend keni Hekuran Muratin, Dimal Bashën, Donika Shvarcin, Rozeta Hajdarin, Adriana Matoshin dhe thuaja 90 përqind të LV-së që mbajnë poste me rëndësi?!
Si mund të keni respekt për familjen Jashari kur përfitues permanent të grazhdit të Kurthit janë projugosllavët, antikombëtarët dhe armiqtë e UÇK-së si Veton Surroi, Shkëlzen Gashi, Rronqe Gjinovci, Vudi Gjymshiti me armatën e tyre.
Mjafton të dëgjohen prononcimet, intervistat sikur edhe të lexohen punimet “shkencore” dhe hulumtimet për t’u bindur se sa janë kundër familjes Jashari, luftës çlirimtare dhe UÇK-së! Në rastin konkret jam i sigurt se familja Jashari, lufta çlirimtare dhe UÇK-së janë NJË! Të pandashme! Për më keq, neojugosllavët e LV-së përqeshin familjen Jashari dhe e kriminalizojnë luftën çlirimtare dhe UÇK-në. Tash, po këta horra nisin nënshkrimin e peticionit për Murat Jasharin president duke bërë presion ndaj Murat Jasharit dhe familjes Jashari ta pranojnë “edhe këtë sakrificë.. “. Sepse populli po e kërkon këtë! Kam lexuar disa “letra publike” drejtuar Murat Jasharit nga persona që qençe i kanë shërbyer Jugosllavisë dhe Serbisë kundër nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar.
Gjeneratat e reja nuk u njohin këta horra në kohën kur tani janë shndërruar në “ushtarë – zagarë” të Albin Babës.
Peticioni për Murat Jasharin president e aktivizuan si armë kundër opozitës pasi, deri më tani dështuan “konsultimet” për president. LV-ja e ka llogaritur që nëse emri i Murat Jasharit do të sillet në Kuvend për votim, deputetët e krahut të luftës do e votojnë prandaj Kurthi po e keqpërdorë këtë kartë emocionale. Kurthi, me cyber zagarët po luan gjithashtu duke përdorur si xhoker fajësimin e opozitës për zgjedhje të parakohshme eventuale.
Akuzat nuk qëndrojnë (huazim nga gjenerali Clark): Edhe nëse shkohet në zgjedhje të parakohshme, opozita nuk ka asnjë përgjegjësi aq më parë se në çdo vend normal opozita e ka detyrim ta çojë vendin në zgjedhje sidomos në Kosovë ku kemi një qeveri kleptokratike (të hajnave), antikombëtare, të paaftë profesionalisht dhe krejtësisht klienteliste. Opozita nuk duhet fare të ndikohet nga këto akuza fajësuese kur përgjegjësia i takon mazhorancës absolute. Nëse do të kemi zgjedhje të parakohshme LDK-ja bashkë me shkatërruesen e dikurshme të kësaj partie, Vojsa Osmanin do të ketë rritje të ndjeshme. PDK-ja do të mbetet atypari, AAK-ja nuk do të merr fare në thua në pragun zgjedhor. NISMA dhe PSD, nëse bashkohen mund të kacavirren për pragu. LV-ja do të tkurret, sa, sot nuk mund të parashikohet.
Mënyra e të bërit opozitë do të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve, pa asnjë dyshim. Nëse opozita bien në kurthin e Kurthit duke u lëshuar në një fjalorë fyes dhe përjashtues, do të ndahet keq! LV-ja dhe Kurthi janë nëna dhe baba e rrugaçërisë institucionale, në këtë fushë shkëlqejnë. Janë të paarritshëm! Opozita ka njëqindmijë fakte me e xhveshë këtë qeveri të paaftë, pa pasur nevojë të përdorë fjalë të forta. Për këtë më vonë nëse do të mbahen zgjedhjet.
Deri më tani si model të të bërit opozitë në aspektin politik dhe ekonomik janë zonjat Hykmete Bajrami dhe Janina Ymeri si dhe Ramush Haradinaj. Ermal Sadiku nëse i reziston centrifugës për zbutje (joshjes me ndonjë post klientelist), mund të bëhet opozitar i jashtëzakonshëm. Te mediat flamurin e ka Lirim Mehmetaj. PDK-ja ka bërë opozitarizëm kushtetues. Një qeveri dhe një KM, kushdo qofshin ata, nëse me 51 për qind të votave nuk sigurojnë qëndrueshmëri institucionale, nuk janë as për Shtime, thënë më së buti.
LV-së dhe Kurthit nuk i përshtaten zgjedhjet aq më parë që SPAK-u kosovar më nuk është vetëm embrion. Po rritet, dita – ditës.
Nisma e re e Halil Kastratit: Halil Kastrati është humanist i madh, është Baba i Jetimëve të Ballkanit. Buzë kutive për Jetimët e Ballkanit do ta vendosë një kuti: Ndihmë për Albin Babën. Slogani është: dhuroni sa të keni mundësi se për bukë e kam, xhipa të blinduar kam. Jo reperi 50 cent por Albini me 16 euro!



