Kuvendi miraton tri protokolle shtesë për tregtinë e lirë

27 prill 2026 | 14:31

Kuvendi i Kosovës ka miratuar edhe tri pika, të cilat janë shtuar si pika të rendit të ditës në fillim të seancës plenare.

Është miratuar projektligji për ratifikimin e Protokollit Shtesë 5 të marrëveshjes për aderimin dhe amendamentin e marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore.

Me 80 vota për është votuar Projektligji nr. 10/L-038 për ratifikimin e Protokollit shtesë 6 për tregtinë në shërbime, për marrëveshjen mbi ndryshimin dhe pranimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore.

Me 91 vota për është votuar ratifikimi i Protokollit shtesë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, i marrëveshjes për amendamentin dhe aderimin në marrëveshjen e Tregtisë së Lirë në Evropën Qendrore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me 89 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është…