Seanca për presidentin, Abdixhiku: Show propagandues i LV-së, s’marrim pjesë
27 prill 2026
| 15:11
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se nuk do të marrin pjesë në seancën për presidentin e thirrur sot në ora 17:00.
Ai ka thënë se kjo seancë është “show propagandues i Lëvizjes Vetëvendosje”.
Abdixhiku ka thënë se nuk kanë pasur asnjë komunikim me Vetëvendosjen për presidentin.



