Seanca e thirrur nga VV për zgjedhjen e Presidentes nga ora 20:30, Çitaku: Ftesa erdhi në 20:26
27 prill 2026
| 20:54
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pasi është thirrë seancë e jashtëzakonshme nga Vetëvendosja, për zgjedhjen e presidentit.
Ajo tha se ftesa për pjesëmarrje në seancë i ka ardhë 4 minuta para fillimit të saj.
“Pra, në ora 20:26 na vjen ftesa për seancë që duhet të mbahet në ora 20:30. Kaq serioz janë këta për të zgjedhur Presidentin”, shkroi Çitaku në FB.



