Sot vazhdon “karateja” për zgjedhje të presidentit

28 prill 2026 | 08:23

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se sot do të vazhdojë “karateja” për zgjedhje të presidentit.

Përmes një postimi në Facebook, deputetja akuzoi VV-në se fillimisht e godet rendin kushtetues, duke shtuar se pastaj pyesin a ishte e ligjshme.

“Prej orës 10:00 vazhdon “karateja” për zgjedhje të presidentit. Fillimisht e godasin rendin kushtetues, pastaj pyesin a ishte e ligjshme?!”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se mbrëmë gjatë seancës së jashtëzakonshme për çështjen e presidentit Ekonomia Online kapi një fotografi të njërit prej deputetëve të VV-së.

Ai i ka dërguar dikujt mesazh me mbishkrimin “po e zgjedhim sot karate”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Trump ka shkarkuar anëtarët e një bordi të pavarur që mbikëqyr…