Presidentja e Banglladeshit
Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA
Poshtërsia ka emër: Më herët kur nuk kishte informim të duhur pleqtë tanë që kryesisht merreshin me politika botërore ndonëse ishin pa një ditë shkollë dhe nuk e kishin lëvizur këmbën nga fshati ku jetonin kur donin ta dëshmonin se në Kosovë nuk ishin punët mirë thoshin se: “u bë Kosova Banglladesh …”. Kur i pyesja se çka është ky farë Banglladeshi nuk dinin asgjë për të mirëpo Banglladeshin e kishin shndërruar në refleks psikoligjik dhe e përdornin si kallauz për dhënien dhe zgjidhjen e të gjitha problemeve në Kosovë. Babagjyshi im nga nëna, Hajdar Menxhiqi që jetoi 107 vjet në moshën 102-vjeçare kur e vizituam në fshatin Lupç i Epërm me Bacë Adem Demaçin pati një debat të rreptë me Bacën Adem për minierat e Trepçës duke i mbajtur një ligjeratë ndonëse nuk e kishte një ditë të vetme shkolle kurse Baca ishte njohës i jashtëzakonshëm i çështjeve politike, sociale dhe ekonomike lokale, rajonale dhe globale. Më pati bërë shumë përshtypje durimi i Bacës sikur edhe këmbëngulësia e gjyshit se vetëm ai ka drejtë dhe se qëndrimi i tij nuk mund të kundërshtohet.
Të njëjtën situatë e kemi sot në Kosovë; “gjyshërit” dhe “gjyshet” analfabetë të LV-së mendojnë dhe veprojnë se ata janë të vetmit pronarë të së vërtetës sikur dikur gjyshi im ndonëse për dallim nga vagabondët institucionalë gjyshi im ishte shtëpiak i mirë i ndershëm dhe trim. Këta të LV-së, hiç pak raste janë arrogantë, me sjellje prej rrugaçi, të pandershëm, hajdutë dhe shkatërrues të shtëpisë (shtetit) që të tjerët e kanë ndërtuar me shumë mund, punë, sakrificë, djersë dhe gjak. Kjo vetëm e vërteton se atë që e trashëgoni prej babës, pa fije përgjegjësie e bëni rrush dhe kumbulla. Sigurisht e mbani mend sloganin e Albin Kurthit dikur se këta: “edhe nëse e kanë shtetin dhe pavarësinë, e shkatërrojnë ..” duke menduar në krahun e luftës dhe krahun e rezistencës paqësore! Karma dhe arkivat janë të pamëshirshme, sidomos për diktatorin Kurthi dhe rrogëtarët (të varurit nga ai). Pikërisht është autokrati sadist Kurthi, me jugosllavët e rilindur në me krye Veton Surroi, me informatoren spiune Dejona Mihali ata që i kanë vënë kazmën shtetit duke bërë përpjekje, nëse i lejojmë, ta shkatërrojnë shtetin! Këta janë shkaktarët e vërtetë, nuk ka të tjerë. Zbatuesit, pa një minimum të integritetit shpërfaqen si kukulla me emra Hekuran paramilitari, Lenka Quko – Haxhiu, Dimal Arsovska, Donika Shvarc dhe të tjerë. Këta i kanë marrë në qafë patriotët dhe intelektualët e vërtetë si Agim Bahtiri, Ana Matoshi, Donika Shvarc Zeza, Edona Çadra, Mef Bajçina dhe perlat tjera të injorancës dhe antikombëtarizmit që janë bërë shumicë absolute në këtë formacion paramilitar të quajtur LV.
Rreth titullit: Për Feride Rushitin kam qenë i sigurt se është pjesë e repertoarit të kukullave të Albin Kurthit mirëpo nuk kam dashur të shkruajë para se të bie bora, jo për të mbuluar malin por për të zbuluar gjurmët e kësaj ligësie. Albini ka blerë kohë me kandidatë partiakë ndërsa, për të fituar simpatinë e publikut ka keqpërdorur dy femra “jopartiake”, Hatixhen me shami të kuqe e cila në Elbasan
(Kosovë) nuk do të bëhet nuse (presidente) dhe Feriden me një biografi “impresive”. Realisht që të dyja me vetëdije dhe vullnet të plotë i kanë shërbyer qëllimit të Kurthit, dhunimit dhe shkatërrimit të rendit kushtetues. Feride Rushiti është shumë më e mençur se Albulena Haxhiu (nëse Lenka mund të përdoret për kësi krahasimi, unë dyshoj shumë) dhe habitem si i është nënshtruar kësaj analfabeteje juridike. Duket se i është nënshtruar Kurthit si pjesë e “teatrit të kukullave” që punon si i tërheq penjtë dirigjenti autokrat, Albin Kurthi. Feride Rushiti e cila, për dallim nga shumica e LV-së ka një të kaluar dhe një histori nuk ka guxuar t’i nënshtrohet histerisë të maniakëve të çmendur pas pushtetit. Në çastin kur në sallë ishin vetëm 64 deputetë ndërkaq që Kushtetuta shprehimisht parasheh 80 deputetë, Feridja është dashur të tërhiqet nga gara duke respektuar Kushtetutën, shtetin dhe të kaluarën e saj. Nuk veproi kështu duke u shndërruar në marionetë të sadistit Kurthi dhe analfabetes Haxhiu. Feridja është tepër inteligjente që të mendojë se kjo shkelje brutale e Kushtetutës mund të jetë incident i çastit dhe i rastit. Më vjen keq prej saj, lakmia të humbë arsyen!
Kurthi po e luan lojën e blerjes së kohës dhe ruajtjes së postit që e ka. Gabojnë ata që mendojnë se Kurthi do ta dorëzojë pushtetin edhe nëse nuk ka vota të mjaftueshme. Nuk do të dorëzohet deri në humbjen e jetës ….të të tjerëve! Ky nuk e rrezikon kurrë jetën përrallore që e bënë! Deri sa të ketë budallenjë që sakrifikohen për të!
Ky po blenë kohë përmes ferideve dhe hatixheve duke shpresuar se Gjykata Kushtetuese do të vonojë në marrje të vendimit. Se opozita do t’i drejtohet GJK. Opozita duhet t’i drejtohet GJK për të adresuar krimin juridik me paramendim që e ka bërë Lenka Quko duke mundësuar votimin e orkestruar të 64 deputetëve kur ishte një vendim i GJK se nuk mund të votohet pa qenë 80 deputetë në sallë. Opozita nuk duhet ta votojë më asnjë marrëveshje ndërkombëtare, asnjë ligj duke mos e njohur këtë Kuvend të kapur nga antikombëtarët dhe dhunuesit brutal të Kushtetutës. Të gjithë ata që e kanë derdhur qoftë edhe një pikë djersë për këtë vend duhet të dalin në mbrojtje të rendit kushtetues që brutalisht po dhunohet nga kapësit e shtetit!
Me zgjedhjen antikushtetuese të Feride Rushitit, Kosova nuk do të bëhet me presidente shkaku se kjo do të ishte presidente e Banglladeshit, Babby Doll e sadistit Kurthi!



