Peci thotë se qëllimi i Vetëvendosjes është devalvimi i institucionit të presidentit
28 prill 2026
| 12:36
Drejtori i KIPRED-it, Lulzim Pezi, duke iu referuar situatës në Kuvendin e Kosovës me nisjen e procesit dhe votimit antikushtetues për president, ka thënë se qëllimi i Vetëvendosjes është edhe “devalvimi i institucionit të presidentit”.
“Krejt kjo që po ndodh rreth zgjedhjes së kreut të vendit, me shfaqjen teatrale që po e shohim në Kuvendin e Republikës së Kosovës, po arrin kulmin e destruktivitetit politik dhe institucional. Mos të kemi asnjë mëdyshje se qëllimi politik i kësaj loje sa jo-serioze aq edhe te rrezikshme, ne mes tjerash është devalvimi i institucionit të Presidentit të Republikës. Me e keqja është se krejt kjo po arrihet në kurriz të integritetit shtetëror dhe institucional të Kosovës”, ka shkruar Peci në “Facebook” .



